Biletat për Final Four të Abissnet Superiores dalin në shitje — çmimet dhe kalendari
Federata e Futbollit njofton se, duke nisur nga sot, biletat për ndeshjet e “Final Four” të Abissnet Superiores janë në dispozicion. Katër skuadrat më të mira të këtij sezoni do të përballen në gjashtë takime që do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania” për të përcaktuar kampionin e sezonit.
Sipas telesport, për raundet e para dhe të dyta (16, 17, 23 dhe 24 maj) çmimet fillojnë nga 500 lek në tribunat e kategorisë 3 dhe 4; tribuna e kategorisë 2 është 1000 lek; kategoria 1 1500 lek; sektori Premium 2000 lek; tribunë VIP 3000 lek dhe VVIP 5000 lek.
Për raundin e tretë, që përfshin dy ndeshjet e fundit më 29 dhe 31 maj, çmimet janë si më poshtë: tribunat e kategorisë 3 dhe 4 500 lek; tribuna e kategorisë 2 1500 lek; kategoria 1 2000 lek; sektori Premium 2500 lek; VIP 3500 lek; VVIP 5500 lek.
Kalendari i Final Four
Vendi 1 vs Vendi 4, 16.05.2026, ora 19:00
Vendi 2 vs Vendi 3, 17.05.2026, ora 19:00
Vendi 1 vs Vendi 3, 23.05.2026, ora 19:00
Vendi 2 vs Vendi 4, 24.05.2026, ora 19:00
Vendi 3 vs Vendi 4, 29.05.2026, ora 19:00
Vendi 1 vs Vendi 2, 31.05.2026, ora 19:00
Biletat mund të blihen online në platformën ebileta.al; raporton telesport.