Protesta në ditën e 121-të në Tiranë, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeveri
Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të hënë (28 shtator) në Tiranë, duke shënuar ditën e 121-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë.
Protestuesit vijuan ritualin e marshimit përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kundërshtuar projektin turistik në zonën e Zvërnecit, politikat për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.
Ata marshuan përgjatë bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin përmes fjalimeve të njëpasnjëshme të aktivistëve, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
“Revolucioni i Flamingoveve” nisi fillimisht si një lëvizje kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec, por tashmë është shndërruar në një protestë politike.