19-vjeçari theret disa herë në kompleksin e apartamenteve në White Lake Township
I dyshuari, 26-vjeçar nga Redford Township, u largua para mbërritjes së policisë dhe kërkohet
Një 19-vjeçar u ther me thikë disa herë të shtunën rreth orës 9 të mbrëmjes në kompleksin “4 Corner Lakeside Apartments”, në adresën 8020 Wadi Boulevard në White Lake Township, sipas raportimit të WDIV/ClickOnDetroit.
Sipas policisë, banorët po zhvendoseshin kur nisi një sherr mes miqsh e familjarësh, i cili përfundoi me therjen. Viktima u dërgua në spital me lëndime serioze dhe pritet të mbijetojë.
I dyshuari është një 26-vjeçar nga Redford Township, i cili u largua para se të mbërrinte policia dhe mbetet në kërkim. Hetimi vazhdon.