Gjini e fton Kurtin në ballafaqim publik: “Në takime të mbyllura nuk vij”
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin në një ballafaqim publik para qytetarëve, siç raporton Klan Kosova.
Gjini i tha Kurtit që të vijë në studion e Rubikonit për të debatuar, sepse, siç tha ai, në takime të mbyllura nuk shkon. “I kam thënë mundet me folë me mua kur të don, me ardh te Adriatiku në studio e ia themi njëri-tjetrit krejt. E di që tash pas 16 shkurtit nuk është në modë kjo punë dhe nuk është bash në rregull edhe ka me pritë. Një ditë shpresoj se kemi për t’u ballafaquar para gjithë qytetarëve të Kosovës, kemi shumëçka për t’i thënë njëri-tjetrit”, deklaroi Gjini në Klan Kosova.
Ftuesa publike e kreut të Aleancës vjen pasi ai kishte refuzuar një ftesë të Kurtit për takim të mbyllur, duke thënë se nuk sheh seriozitet as qëllim të mirë në atë format. Gjini tani propozon që biseda të ndodhë hapur, përpara publikut.
Me kryetarin e Aleancës, në studion e Klan Kosovës, u diskutuan tema të shumta nga aktualiteti politik dhe zhvillimet me interes për vendin.