Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, u shpreh se nuk i komenton dosjet, të cilat janë nën hetim nga SPAK. I pyetur për masën e arrestit për ish-drejtuesen e SHISH, Balla tha se Partia Socialiste nuk është dhe nuk do bëhet avokate e askujt.

“Unë bëj pjesë në ata që nuk i komentojnë dosjet e SPAK, nuk kam komentuar as dosjet ku kam bërë akuzë unë, rasti i Sali Berishës dhe s’kam komentuar asnjëherë përmbajtje të dosjes. Me vendim gjykate, tanimë jemi të ndaluar për të komentuar mbi copëza bisedash.

Janë dy standarde që ky grup parlamentar, mazhorancë, shumicë, i ka përcaktuar. Ne nuk hyjmë në meritën e dosjeve, nuk komentojmë përmbajtjen e dosjeve dhe çdo zyrtar duhet ta kontestojë kufizimin e lirisë të të gjitha formave në gjykatë. PS nuk është avokate mbrojtëse e askujt.

Në rastin e personave me mandat parlamentar, Kuvendi i Shqipërisë përmes së drejtës që i ka dhënë sovrani, e ka ushtruar këtë të drejtë dhe dua të rishpreh që Shqipëria sa i përket pjesës që lidhet me kufizimet e lirisë para vendimit të gjykatës, duhet t’i japë fund kësaj praktike.”, u shpreh Balla.

Lini një koment