Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Balla: Korrupsioni ekziston kudo, edhe në Gjermani! SPAK të veprojë me drejtësi

Balla: Korrupsioni ekziston kudo, edhe në Gjermani! SPAK të veprojë me drejtësi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar zhvillimet e fundit në drejtësi, duke i cilësuar ato si tregues të ecurisë së reformës në drejtësi.

Balla u ndal edhe te fenomeni i korrupsionit, duke argumentuar se ai ekziston edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian, ndërsa theksoi se rëndësi ka funksionimi i institucioneve që hetojnë dhe çojnë çështjet deri në fund.

“Çështja tjetër lidhet me ecurinë e reformës në drejtësi. Të gjitha këto ngjarje që ndodhin janë një… duhen parë si kulmime pozitive të reformës në drejtësi. Korrupsioni ekziston. Korrupsioni ekziston kudo, ekziston edhe në Gjermani, ekziston edhe në Itali, edhe në vende të tjera po flas për vende themeluese të Bashkimit Evropian.

E rëndësishme është që ne sot kemi institucione të drejtësisë të cilat hetojnë, të cilat i shkojnë deri në fund hetimeve. Dhe apeli im për të gjitha ngjarjet dhe për të gjitha rastet është që SPAK-u dhe drejtësia të veprojnë me drejtësi dhe të painfluencuara nga asnjë ndikim politik”, deklaroi Balla.

Lini një koment