Tragjedi në Treboviq të Pejës: Një fëmijë humb jetën, dyshohet se u zunë dyert e oborrit
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Treboviq të Pejës, ku një fëmijë ka humbur jetën, siç bën të ditur Klan Kosova.
Dyshohet se fëmijën e zunë dyert e oborrit. Rasti u konfirmua për Klan Kosovën edhe nga Policia, përmes zëdhënësit rajonal të Pejës, Driton Rugova.
“Më datën 29.09.2026, rreth orës 09:30, Policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit rajonal në Pejë se është pranuar një fëmijë pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Treboviq-Pejë, si dhe në Spitalin rajonal në Pejë, me qëllim të sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin,” tha Rugova për Klan Kosovën.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu lirua familjarëve për ceremoni mortore.