Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Nuk ekzistojnë radarët”- Ish-prokurori Beci për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Maksimumi që fikte zonja, ishte fisha e pë

“Nuk ekzistojnë radarët”- Ish-prokurori Beci për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Maksimumi që fikte zonja, ishte fisha e pë

Ish-drejtuesja e SHISH nuk mund të fikte dot radarë pasi vendi dhe institucioni nuk ka të tilla pajisje, por ajo mund të hiqte fishat e përgjimeve.

Në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua ditën e sotme se sa të vërteta ka nga lajmet që qarkullojnë online për dosjet në SPAK, Vlora Hysenin.

Në studio ishte i ftuar ish-prokurori Eugen Beci, i cili i pyetur nga Sidorela Gjoni se pse duhej si informacion ‘o zemra, o shpirti’, ai u përgjigj duke thënë se ‘Vlora nuk ka pasur radarë për të fikur’.

“E para punës, zonja nuk ka pasur radarë për të fikur, nuk kishte ca radarësh të fikte, maksimumi që fikte zonja ishte fisha e përgjimit, po ta banalizojmë fare”, tha ish-prokurori.

Diskutimi:

Sidorela Gjoni: Si ish-prokuror, si e ndaje se çfarë duhej të ishte në dosje dhe se çfarë ishte denigrim.

Eugen Beci: Përgjigja është ligjërisht.

Sidorela Gjoni: Pse duhej ta dija unë dhe ti që thuhej ‘zemra, o shpirti’. Pse nuk më mjafton mua si informacion që Sidorela i tregoi këtë sekret Zekthit.

Eugen Beci: Prandaj thashë përgjigja është ligjërisht. E para punës, zonja nuk ka patur radarë për të fikur, nuk kishte ca radarësh të fikte, maksimumi që fikte zonja ishte fisha e përgjimit, po ta banalizojmë fare. E dyta, nga pikëpamja ligjore, në hetimin e një çështje penale, oficeri I policisë gjyqësore , prokurori dhe në fund gjykata që merr në shqyrtim të gjitha aktet paraprake për të caktuar një masë sigurie apo të bëjë një vendimmarrje si gjatë hetimit paraprak por dhe gjatë gjykimit, ka në konsideratë disa rregulla strikte, të cilat janë përcaktuar në mënyrën se si merret akti I dosjes hetimore qoftë dhe I përgjimit në rastin konkret. Është një kapitull I tërë përgjimesh ku aty përcaktohet saktësisht fakti që ti do të transkiptosh ato të dhëna që përbëjnë fakt penal. Ato të dhëna që përbëjnë fakt penal e ngarkojnë personin me përgjegjësi penale.

Lini një koment