Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Ruajtëm paanshmërinë!”- Vendimi i Kushtetueses, reagon Avokati i Popullit, Shabani: U dha përgjigje për çdo p

“Ruajtëm paanshmërinë!”- Vendimi i Kushtetueses, reagon Avokati i Popullit, Shabani: U dha përgjigje për çdo p

Kërkesa e Partisë Demokratike për emërimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese sot.

Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe vetë kreu i institucionit, Endrit Shabani, i cili shprehet se respekton vendimin e Kushtetueses dhe se i ka dhënë përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes.

Reagimi:

“Avokati i Popullit respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, me kërkesë të një grupi deputetësh, verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit dhe konstatoi se ajo është në përputhje me Kushtetutën.

Në këtë çështje, Avokati i Popullit ruajti paanshmërinë ndaj kërkuesve dhe Kuvendit duke mos mbajtur qëndrim për themelin e çështjes dhe duke ia besuar vlerësimin tërësisht Gjykatës, së cilës i përket interpretimi përfundimtar i Kushtetutës.

Vendimi i sotëm i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes. Avokati i Popullit vijon punën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Lini një koment