E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Veseli: Dorëheqja e Vuçiqit mund të reflektojë negativisht në sigurinë e rajonit dhe Kosovës

Veseli: Dorëheqja e Vuçiqit mund të reflektojë negativisht në sigurinë e rajonit dhe Kosovës

Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, e ka cilësuar si delikate situatën politike në rajon pas dorëheqjes së Aleksandar Vuçiqit nga posti i presidentit të Serbisë, duke paralajmëruar se zhvillimet atje mund të reflektohen negativisht në sigurinë e rajonit dhe në veçanti në Kosovë.

Duke folur në emisionin ‘Kosova Today’, siç raporton Klan Kosova, Veseli tha se dorëheqja e Vuçiqit, pavarësisht mënyrës se si është paraqitur në publik, mbart mesazhe që nuk duhen nënvlerësuar.

‘Konsideroj që është një situatë delikate. Dorëheqja e Vuçiqit në vetvete paraqet një mesazh, një mesazh jo të mirë për qytetarët, edhe pse ai gjithçka e ka orkestruar në atë formën e një sistemi demokratik, gjoja që ai është një person që i përkrah sistemet demokratike, mirëpo prapa saj fshihen shumëçka’, u shpreh Veseli.

Sipas tij, zhvillimet politike në Serbi mund të reflektohen përtej kufijve të saj, veçanërisht në aspektin e sigurisë.

‘Kjo mund të reflektojë negativisht edhe në sigurinë në rajon e në veçanti në Kosovë’, deklaroi ish-koloneli i FSK-së.

Vuçiqi njoftoi dorëheqjen të dielën, më 27 shtator, duke përmbyllur mandatin e tij të dytë pesëvjeçar dhe duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme presidenciale në Serbi, siç njoftuan Reuters dhe AP.

Lini një koment