Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Udhërrëfyes për vendet që kanë bërë përparim”- Von der Leyen: Shqipëria ka ecuri fantastike në proces! Vijoni me

“Udhërrëfyes për vendet që kanë bërë përparim”- Von der Leyen: Shqipëria ka ecuri fantastike në proces! Vijoni me

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në fjalën e saj gjatë konferencës për mediat sot (30 shtator) nga ambientet e Kryeministrisë, pas takimit me kreun e qeverisë Edi Rama, tha se Shqipëria është ndër vendet e përparuara në procesin e integrimit dhe BE ka përgatitur udhërrëfyesit për të dhe vendet e tjera, me qëllim integrimin.

“Udhërrëfyes për këto vende që kanë bërë përparim më të madh, për integrimin”, tha ajo mes të tjerash.

Më tej vlerësoi përparimin e Shqipërisë:

“Shqipëria ndër vendet kryesore të ecurisë fantastike në procesin e integrimit”, tha shefja e Komisionit Evropian.

Por ajo kërkoi që Shqipëria të vijonte me reformat e mëtejshme dhe të mos ndalej, si dhe te dialogu gjithpërfshirës politik në vend.

“Vijoni me reformat dhe gjithpërfshirjen në dialogun politik”, tha Von der Leyen.

Von der Leyen u shpreh se Shqipëria është ndër vendet kryesuese në këtë proces dhe theksoi se gjatë vitit të fundit është shënuar progres i rëndësishëm.

“Është kënaqësi e madhe të rikthehem në Tiranë. Përvoja ime është e tillë që shqiptarët e mbajnë Evropën në zemër. Shqipëria është ndër vendet kryesuese në procesin tonë të integrimit. Unë vij çdo vit për të parë ecurinë dhe, pas një viti, Shqipëria ka bërë një punë fantastike me progresin. Përparim shumë i rëndësishëm, sepse do të thotë që e shohim botën me të njëjtët sy”, tha ajo.

Më tej shtoi se:

“Dua t’u përcjell qytetarëve shqiptarë dhe evropianë faktin që anëtarësimi i Shqipërisë nuk do të bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por edhe BE-në. Nevojiten reforma të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur, mbrojtja e mjedisit, natyra marramendëse e Shqipërisë, dhe që ato reformat ë zbatohen plotësisht, për të sjellë ndryshime të vërteta. Kjo kërkon angazhim të vërtetë përtej ndasive politike e dialog me shoqërinë për tiu përgjigjur të gjitha shqetësimeve të shoqërisë”.

Lini një koment