Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident i rëndë në Shkodër, një i vdekur nga përplasja e dy makinave! Humb jetën i moshuari, në timon shtetasi francez

Aksident i rëndë në Shkodër, një i vdekur nga përplasja e dy makinave! Humb jetën i moshuari, në timon shtetasi francez

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat (30 shtator).

Në aksident janë përfshirë dy automjete me drejtues shtetasit P. L., 67 vjeç, shtetas francez, dhe Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi Gj. N., ka humbur jetën në spital, shkruan A2.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 30.09.2026, rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, në vendin e quajtur Kryebushat, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit P. L., 67 vjeç, shtetas francez, dhe Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi Gj. N., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Shtetasi P. L. është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit”.

Lini një koment