Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kampionati boteror›Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

Pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para të grupit C1 në Nations League, Shqipëria bëhet gati për sfidën e radhës kundër Finlandës, e cila do të luhet të shtunën e 3 tetorit në orën 15:00 në Helsinki.

Kjo ndeshje është prova e vërtetë e kuqezinjve, pasi finlandezët janë rivalët kryesorë për vendin e parë në grup. Finlanda u ndal në shtëpi në një barazim pa gola nga Bjellorusi ditën e djeshme dhe qëndron në vendin e dytë në grup me 4 pikë.

Përballja direkte me Shqipërinë është vendimtare edhe për Finlandën dhe kjo duket edhe nga interesimi i tifozëve për këtë takim, pasi deri më tani janë shitur mbi 20 mijë bileta për këtë ndeshje.

Stadiumi Olimpik i Helsinkit ka një kapacitet prej 36.251 spektatorësh dhe duket se do të jetë plot e përplot për ndeshjen Finlandë-Shqipëri.

Lini një koment