Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kampionati boteror›“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

Rrufe në qiell të hapur. Cristiano Ronaldo ka njoftuar se është larguar nga grunbullimi i kombëtares pas përplasjes që pati me trajnerin Jorge Jesus. Vetë fituesi i 5 herë Topit të Artë thotë se ka marrë vendimin për t’u larguar pas komunikimit që ka patur me presidentin e federatës si dhe pas konferencës së trajnerit.
“Pas konferencës për shtyp të trajnerit të Portugalisë dhe pas një bisede të drejtpërdrejtë me Presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, kam vendosur të largohem nga grumbullimi i kombëtares.
Në kohën e duhur, do t’u tregoj të gjithë portugezëve të vërtetën për arsyet që çuan në largimin tim nga kombëtarja, së cilës i jam përkushtuar që nga dita e parë.

Tani është koha t’i uroj fat Portugalisë dhe të gjithë shokëve të mi të skuadrës, pa përjashtim,”-thotë Ronaldo.
Përplasja lindi që para ndeshjes kundër Norvegjisë në Ligën e Kombeve. Raportohet se për shkak se nuk do ta niste titullar ka lindur një përplasje mes trajnerit dhe Ronaldos. Ky i fundit u paraqit në stadium para se skuadra të zbriste në fushë për nxehmje dhe më pas u largua. Kjo kur vetëm pak çaste më parë se Portigalia të zbristë në fushë dhe të fitonte 1-2.
Prej 3 ditësh Ronaldo nuk paraqitej në stërvitje, ndërsa ky vendim duket se i ve kapak një ngjarje që mund të mbyllë në mënyrë aspak të përshtatshme karrierën e një legjende me Portugalinë.

Lini një koment