Publikimi i videove intime të personazheve publike, Policia e Tiranës nis hetimet
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për publikimin dhe shpërndarjen e videove intime në portale dhe platforma online. Çështja është referuar në Prokurori, ndërsa hetuesit e Krimeve Kibernetike po punojnë për identifikimin e personave përgjegjës.
Strukturat e Krimit Kibernetik në Tiranë kanë nisur veprimet hetimore pas publikimit dhe shpërndarjes së materialeve intime në disa portale dhe platforma në internet.
Sipas burimeve zyrtare, hetimet synojnë identifikimin e personave që kanë publikuar dhe shpërndarë materialet, ndërsa po punohet edhe për heqjen e tyre nga platformat online.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme, për katër vepra penale, mes tyre edhe “ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.