E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›​Sot mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë, në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së

​Sot mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë, në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së

Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00 do të mbahet protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan me 81 vjet burgim nga Gjykata Speciale.

Protesta është paralajmëruar nga platforma Liria ka Emër. Protesta po vazhdojnë tash e 15 ditë me radhë kundër vendimit të Speciales.

Gjykata Speciale më 16 shtator i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së.

Me 25 vjet burgim u dënua Hashim Thaçi, po me 25 vjet Jakup Krasniqi, 18 vjet Kadri Veseli dhe me 13 vjet Rexhep Selimi. /Telegrafi/

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 1 tetorit kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta me moton “JO NË EMRIN TIM” do të mbahet më 1 tetor, nga ora 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Për pjesëmarrësit nga komunat e ndryshme të Kosovës është organizuar edhe transport drejt Prishtinës.

Lajmi i plotë këtu:

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme në Prishtinë, në mbrojtje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër vendimit dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së.

Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, e cila do të mbahet më 1 tetor në ora 16:00, në sheshin e kryeqytetit.

“Vendimi dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së është i papranueshëm dhe i padrejtë”, ka shkruar Haradinaj.

Lini një koment