Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Një numër i madh qytetarësh nga e gjithë Kosova dhe trojet e tjera pritet të bashkohen sot në protestën e paralajmëruar nga platforma “Liria ka Emër”, duke filluar nga ora 16:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të shprehur revoltën ndaj vendimit të padrejtë të Gjykatës Speciale, e cila më 16 shtator dënoi me gjithsej 81 vjet burg ish-krerët e UÇK-së, raporton “KosovaPress”.

Specialja shpalli fajtorë për krime lufte dhe i dënoi me nga 25 vjet heqje lirie Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13.

Kujtojmë që prej 15 ditësh me radhë po vazhdojnë protestat kundër vendimit të Speciales dhe në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së.

Përveç në Kosovë, protesta në kundërshtim të vendimit të Speciales janë mbajtur edhe në Shkup, në disa qytete të SHBA-së, në Kanada, Zvicër, Gjermani dhe Austri, teksa janë paralajmëruar protesta të reja edhe në Bruksel për datën 10 tetor.

Lini një koment