Dërgonin pacientët nëpër klinika private, SPAK kalon për gjykim dosjen ‘Onkologjiku’
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e Onkologjikut me të pandehur mjekun Edmond Gashi, koordinatorin Emiljano Lela dhe M. S., i dyshuar si personi që ka korruptuar mjekët.
Hetimet kanë zbuluar se mjeku Edmond Gashi në bashkëpunim me kolegët e tij, ishin bërë pjesë e një skeme që orientonte pacientët e diagnostikuar me kancer të merrnin trajtim në spitalin privat, veprimtari për të cilën merrnin edhe vlera monetare.
Gjithashtu prokuroria evidentoi se pranë spitalit onkologjik që prej vitit 2021 nuk është vënë në funksion dhe përdorur nga ky spital për pacientët. Nga ana tjetër ajo është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku për shkak të rrezatimeve që emeton pajisja pa iu krijuar kushtet e nevojshme.