E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Të burgosurit në Smrekonicë vjelin mollët dhe nxjerrin patatet

Të burgosurit në Smrekonicë vjelin mollët dhe nxjerrin patatet

Në kuadër të aktiviteteve të Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë ka filluar vjelja e mollëve dhe nxjerrja e patates nga sipërfaqet bujqësore të kësaj qendre.

Në njoftim thuhet se e gjithë puna është realizuar nga të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Smrekonicë, nën mbikëqyrjen dhe mbështetjen e zyrtarëve përgjegjës.

“Angazhimi i të burgosurve në punët bujqësore është pjesë e aktiviteteve të punës dhe aftësimit profesional, duke u mundësuar atyre të fitojnë shkathtësi praktike, të zhvillojnë përgjegjësinë dhe të kontribuojnë në aktivitetet e Njësisë Ekonomike të SHKK-së.

Puna në bujqësi dhe aktivitetet e tjera prodhuese kontribuojnë në angazhimin konstruktiv të të burgosurve dhe në përgatitjen e tyre për riintegrim pas përfundimit të vuajtjes së dënimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lini një koment