Friday, 2 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

Partia Demokratike ka kërkuar ndërprerjen e diskutimeve në Komisionin e Ligjeve për reformën territoriale dhe pritjen e përgjigjeve nga bashkitë për draftin e opozitës, i cili parashikon rritjen e numrit të bashkive në 100.

Gjatë mbledhjes së Komisionit, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi kërkoi që diskutimi të mos vijojë me procesin e votimit, pasi sipas tij projekti i opozitës është dërguar për konsultim te njësitë vendore.

“Mos votoni, është dërguar për konsultim projekti ynë”, u shpreh Bylykbashi.

Edhe deputetja e PD-së Jorida Tabaku ngriti shqetësimin për mungesën e konsultimit me Bashkinë e Tiranës.

Ajo iu referua deklarimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke i cilësuar shqetësimet e tij si serioze.

Lini një koment