E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Reforma territoriale, PD në Komisionin e Ligjeve: Mos votoni, është dërguar për konsultim projekti ynë

Reforma territoriale, PD në Komisionin e Ligjeve: Mos votoni, është dërguar për konsultim projekti ynë

Ka nisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve teksa po zhvillohen diskutime lidhur me projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Partia Demokratike ka kërkuar gjatë mbledhjes që të ndërpriten diskutimet dhe të priten përgjigjet nga bashkitë për draftin e opozitës, i cili parashikon rritjen e numrit të bashkive në 100.

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi gjatë diskutimeve ka kërkuar që të mos votohet dhe që projekti i tyre të dërgohet për konsultim.

“Mos votoni, është dërguar për konsultim projekti ynë”, u shpreh Bylykbashi.

Edhe deputetja e PD-së Jorida Tabaku ngriti shqetësimin për mungesën e konsultimit me Bashkinë e Tiranës.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në shtator draftin ligjin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri ku ka propozuar që vendi të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe.

Lini një koment