E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaPremier LeagueArsenal fiton pastër në derbin londinez dhe kalon presionin te Man. City (video)

Arsenal fiton pastër në derbin londinez dhe kalon presionin te Man. City (video)

Arsenal ka fituar 3-0 ndaj Fulham, në derbin londinez të luajtur në “Emirates”, i vlefshëm për javën e 35-të në Premier League. “Topçinjtë” gjetën avantazhin që në minutën e 9-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Bukayo Saka, ishte Viktor Gyokeres, i cili shtyu topin në rrjetë.

Në minutën e 31-të, Riccardo Calafiori shënoi me kokë, pas krosimit të Leandro Trossard, por goli i italianit u anullua për pozicion jashtë loje, pas ndërhyrjes së VAR.

Në minutën e 40-të, Saka shënon golin e dytë për Arsenalin, pas asistit të Gyokeres dhe devijimit të mbrojtësit kundërshtar, topi përfundon në rrjetë. Në minutat shtesë, Gyokeres shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Arsenalin. Pas krosimit të Torrsard, suedezi shënoi me kokë. Ky është goli i 21-të për suedezin në këtë sezon të tijin të parë në Londër, në të gjitha kompeticionet e këtij sezoni. Rezultati nuk ndryshon në 45 minutat e dyta.

Pas kësaj fitoreje, Arsenal kryeson renditjen me 76 pikë, 6 pikë më shumë se Man. City, i cili ka dy ndeshje më pak.

SHIKOGOLAT

Lini një koment