E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Kurti dhe Hamza takohen sot pasdite

Kurti dhe Hamza takohen sot pasdite

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, do të takohen sot në orët e pasdites.

Telegrafi mëson se takimi do të zhvillohet pas orës 16:30.

Ndryshe, sot në orët e paradites, kryeministri Kurti deklaroi se kanë filluar komunikimet lidhur me marrëveshjen për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Kurti theksoi se kjo javë është vendimtare për të pasur një marrëveshje.

“Kemi filluar komunikimet dhe, natyrisht, kjo fundjavë është vendimtare për të pasur një marrëveshje, në mënyrë që javën e ardhshme të kemi president…”, tha sot kryeministri Kurti. /Telegrafi/

Lini një koment