Ndeshja ndaj Finlandës, Hysaj: Kemi skuadër të fortë, objektivi të kalojmë grupin
Futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj doli sot në një konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Rolando Maran përpara ndeshjes ndaj Finlandës.
“Edhe kam ndarë pak përvojë, në të kaluarën por ka ndryshu pak edhe kjo puna e gjeneratave sepse janë pak më të brishtë se në kohën që ishim ne por sigurisht që janë lojtarë me kualitet dhe nuk kanë shumë nevojë që ti ndihmojnë.
Kemi një skuadër shumë të fortë. Kur u dha grupi në fillim, ishte një grup i fortë. Si Finlanda dhe Bjellorusia janë dy skuadra që kanë gati një nivel si ne. Ishte një objektiv i joni që në fillim që duhet ta kalojmë këtë grup. Duhet të jemi të parët sepse ne jemi një skuadër në evolucion.
Jemi një skuadër që duhet të kërkojmë më shumë nga secili nga ne. Kemi edhe trajnerin e ri që po na jep një dorë shumë të mirë për të bërë një lojë më të bukur dhe më të sulmuese’, tha Hysaj.