Ceremonia e prezantimit të ambasadorit Wendt në Tiranë, zbulohen të ftuarit e Ambasadës Amerikane! Nga presidenti Begaj, 13
Nën masa të forta sigurie në ambientet e një hoteli në ish-bllok ambasada amerikane zhvilloi pritjen e mirëseërdhjes të ambasadorit Eric Wendt.
Top Channel raporton se ishin të ftuar rreth 130 persona, mes tyre edhe Presidenti Republikës, Bajram Begaj.
Të ftuar nuk ishin vetëm politikanë nga të dyja krahët, por edhe zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar, ministra, drejtues të organeve të drejtësisë, përfshirë nga fusha të tjera bashkë me ata të konsideruar si miq të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Siç edhe e paralajmëroi vetë disa ditë më parë, nuk kishte ftesë për këtë pritje kryetari i PD, Sali Berisha.
Por në pritje u filmuan duke hyrë Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD, me kolegun deputet Oerd Bylykbashi.
Ftesë kishte marrë edhe Taulant Balla kreu i grupit parlamentar socialist, por nuk ishte në këtë pritje pasi ndodhet në Finlandë.
Të ftuar ishin edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali bashkë Bledi Çuçin, kryetar i komisionit parlamentar për çështjet e brendshme dhe mbrojtjen.

Pas tyre mbërriti edhe ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, i cili ishte një nga titullarët e parë që u takua me Wendt, pas mbërritjes në Tiranë disa ditë më parë.