Friday, 2 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Kampionati boteror›Kombëtarja është gati, kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për ndeshjen e Nations League ndaj Finlandës

Kombëtarja është gati, kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për ndeshjen e Nations League ndaj Finlandës

Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet për ndeshjen ndaj Finlandës që do të luhet pasditen e kësaj të shtune.

Kuqezinjtë nën drejtimin e Rolando Maran dhe stafin e tij zhvilluan seancën e fundit stërvitore ku në dispozicion ishin të gjithë futbollistët.

Në këtë seancë, skuadra kreu ushtrime fizike, punoi për skemat taktike dhe provoi gjuajtjet standarde. Ndërkaq, Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon se mesfushori Luis Hasa, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë, është rikuperuar pas temperaturës së lartë.

Hasa ka nisur një program të personalizuar stërvitor pranë Klinikës së Kombëtares dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit ndaj San Marinos, më 6 tetor në stadiumin “Air Albania”.

Lini një koment