Macron: Franca nuk u konsultua për nisjen e ofensivës ushtarake në Lindjen e Mesme
Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi sot se Franca nuk është përfshirë në luftën e nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kundër Iranit duke iu përgjigjur kritikave të ish-presidentit amerikan Donald Trump lidhur me ndalimin e fluturimeve mbi territorin francez.
Presidenti Macron theksoi se ”Franca nuk është konsultuar për nisjen e kësaj ofensive ushtarake dhe për këtë arsye nuk merr pjesë në të”.
Sipas tij, ”ky qëndrim nuk është i ri, por ka qenë i njëjtë që nga dita e parë e konfliktit”.
”Është plotësisht e vërtetë që Franca, e cila nuk është konsultuar, nuk është pjesë e kësaj ofensive ushtarake të nisur nga SHBA dhe Izraeli dhe nuk merr pjesë në të”, u shpreh Macron.
“Nuk duhet të ketë habi për këtë qëndrim, pasi Franca e ka bërë të qartë që në fillim se nuk është e përfshirë në operacionet ushtarake”, shtoi ai.
Deklaratat e presidentit Macron u bënë gjatë një interviste për televizionin japonez NHK, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Tokio./ /Ad.Ab./ a.jor.