Wednesday, 1 April 2026
54°F Detroit
BallinaSportiTurneu UEFA Development U-16/ Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Japonisë

Turneu UEFA Development U-16/ Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Japonisë

Shqipëria U-16 e nisi pasditen e sotme aventurën në turneun “UEFA Development” me përballjen ndaj Japonisë. Në ndeshjen e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama u mposhtën me rezultatin 1-2, pas një sfide të luftuar deri në fund. Golin e vetëm për përfaqësuesen kuqezi e realizoi Mattia Avni Xhemali.

Trajneri Armand Dama e nisi takimin me këtë formacion titullar: Marsid Hoxha (GK), Drion Ibrahimi, Rian Nezaj, Jon Ajvazi (c), Aend Cekrezi, Sebastian Sina, Angelos Como, Tom Keqi, Haxhi Rrena, Fabio Hysemi dhe Lorent Zhara.

Pjesa e parë u mbyll pa gola. Në pjesën e dytë, stafi teknik aktivizoi disa lojtarë nga stoli, duke u dhënë mundësi pothuajse të gjithë futbollistëve të grumbulluar të marrin minuta.

Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 69-të me golin e Xhemalit, por Japonia reagoi shpejt, duke barazuar në minutën e 78-të me Aoyama Haru dhe duke përmbysur rezultatin vetëm katër minuta më vonë. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-2.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, Suedia mposhti Austrinë 1-0.

Kuqezinjtë U-16 do të zbresin sërish në fushë më 3 prill, ku do të përballen me Suedinë në orën 14:30 në “Shtëpinë e Futbollit”.

The post Turneu UEFA Development U-16/ Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Japonisë appeared first on RTSH.

Lini një koment