Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaMichigan13 segmente rrugore mbyllen këtë javë në Michigan, nis vala e projekteve të verës

13 segmente rrugore mbyllen këtë javë në Michigan, nis vala e projekteve të verës

MBI 110 punime dhe devijime trafiku pritet të ndikojnë qarkullimin në disa qarqe të shtetit

MICHIGAN – Sezoni i punimeve rrugore ka hyrë në një fazë intensive, pasi mbi 110 projekte ndërtimi dhe aktivitete të tjera pritet të nisin gjatë javës 3–9 maj në të gjithë shtetin, sipas Michigan Department of Transportation (MDOT).

Autoritetet paralajmërojnë drejtuesit e automjeteve për mbyllje të shumta, devijime dhe kufizime korsish në disa nga arteriet kryesore rrugore. Në fokus këtë javë janë 13 segmente kryesore që do të ndikojnë ndjeshëm trafikun.

Ndër akset më të rëndësishme të prekura është Interstate 696Oakland County, ku disa dalje dhe hyrje do të mbyllen për gjithë verën. Trafiku në drejtimin lindor mbetet i mbyllur deri në fund të vitit 2026, ndërsa devijimet do të kalojnë përmes rrugëve alternative.

Muskegon County, ura mbi Crockery Creek në rrugën M-46 do të mbyllet për një projekt rindërtimi prej 3.3 milionë dollarësh, duke detyruar shoferët të përdorin rrugë dytësore deri në fund të tetorit.

Punime të rëndësishme priten edhe në Interstate 196Kent County, ku do të ketë mbyllje të përkohshme korsish gjatë ditës, si dhe në U.S. Route 131Mecosta County, ku një projekt asfaltimi prej 3 milionë dollarësh do të zgjasë deri në fillim të korrikut.

Në jug të shtetit, në Jackson County, segmenti i rrugës M-99 do të mbyllet përkohësisht për zëvendësimin e një strukture kullimi, ndërsa në Berrien County pritet ndryshim i korsive në Interstate 94 deri në nëntor.

Zona e Washtenaw County do të përballet gjithashtu me kufizime të shumta, përfshirë mbyllje korsish në U.S. Route 23dhe M-153 për disa javë.

Eaton County, dy korsi të Interstate 96 do të mbyllen për disa ditë, ndërsa në Calhoun County do të ketë mbyllje njëmujore në Hamblin Avenue.

Punime do të zhvillohen edhe në veri të shtetit, përfshirë Presque Isle County dhe zonat Iron County dhe Dickinson County, ku në U.S. Route 2 do të ketë mbyllje të pjesshme dhe projekte asfaltimi që pritet të zgjasin deri në fund të vjeshtës.

Autoritetet theksojnë se të gjitha projektet varen nga kushtet e motit dhe u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën në zonat e punimeve.

Një hartë e plotë me të gjitha projektet dhe devijimet është e disponueshme në faqen zyrtare të MDOT, për të ndihmuar qytetarët të planifikojnë më mirë udhëtimet gjatë kësaj periudhe intensive ndërtimi.

Lini një koment