Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’
Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të fundit, duke kompletuar edhe skuadrat që do të vijojnë garën në fazën e dytë të kompeticionit.
Pas rezultateve të këtij raundi, tashmë janë përcaktuar edhe tetë çiftet që do të përballen në turin e dytë. Në këtë fazë priten duele më të balancuara dhe më të forta, pasi në short janë përfshirë edhe disa përballje mes skuadrave të Kategorisë së Parë.
Një prej dueleve që spikat është ai mes Besës dhe Korabit, ndërsa interes të veçantë paraqesin edhe Pogradeci-Kukësi dhe Bylis-Besëlidhja.
Skuadrat e Superiores që vazhdojnë aventurën në Kupë kanë në letër kundërshtarë të kategorive më të ulëta. Skënderbeu do të përballet me Apoloninë, ndërsa Laçi do të masë forcat me Shirokën.
Në turin e dytë do të zhvillohen edhe përballjet Kastrioti-Eagle, Iliria-Luftëtari dhe Flamurtari-Butrinti.
Çiftet e turit të dytë
Kastrioti – Eagle
Besa – Korabi
Iliria – Luftëtari
Pogradeci – Kukësi
Skënderbeu – Apolonia
Laçi – Shiroka
Flamurtari – Butrinti
Bylis – Besëlidhja