E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident në Kepin e Rodonit, humb jetën një 52-vjeçar pas rënies nga motomjeti

Aksident në Kepin e Rodonit, humb jetën një 52-vjeçar pas rënies nga motomjeti

Një tjetër aksident me pasoja fatale ndodhi pasditen e së dielës në Durrës. Ngjarja vjen disa orë pas një përplasjeje më herët në zonën e ish-Kënetës që i mori jetën dy fëmijëve. Në aksidentin e ri pranë Kepit të Rodonit humbi jetën një person, ndërsa një tjetër u lëndua lehtë.

Sipas TV Klan, rreth orës 16:45 në vendin e quajtur “Kepi i Rodonit”, në një zonë me shkurre, shtetasi A. K., rreth 52 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar një motomjet me katër goma dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të terrenit dhe është rrëzuar. Si pasojë 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, E. K., 44 vjeçe, e cila pësoi lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, sipas njoftimeve nga uniformat e rendit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, raporton TV Klan.

Lini një koment