E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaRama reagon për aksidentin e rëndë në Durrës: Humbja e dy fëmijëve tragjike, Zoti u dhëntë forcë prindërve

Rama reagon për aksidentin e rëndë në Durrës: Humbja e dy fëmijëve tragjike, Zoti u dhëntë forcë prindërve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për aksidentin e rëndë të ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, ndërsa një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë te

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për aksidentin e rëndë të ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, ndërsa një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës.

Në një reagim në rrjetin social X, Rama shprehet se e mësoi lajmin sapo mbërriti në Armeni për takimin e Komunitetit Politik Europian, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi dhe ngushëllon prindërit e viktimave.

“Kam mbërritur në Jerevan, Armeni, për Komunitetin Politik Evropian dhe kam mësuar për humbjen e pashprehshme tragjike të dy fëmijëve, ndërsa fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti i bekoftë dy shpirtrat e vegjël, prindërve u dhëntë forcë e jashtëzakonshme për të mbijetuar këtë dhimbje të madhe, ndërsa bashkohem me lutjet për shërimin e fëmijës së shtruar në spital”, shkruan Rama.

Lini një koment