Rudy Giuliani i shtruar në spital në gjendje kritike, por të qëndrueshme
Ish-kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike, por të qëndrueshme. Ai është 81 vjeç, ndërsa autoritetet mjekësore dhe familja nuk kanë dhënë detaje të plota për arsyen e trajtimit.
Raporton nypost se një zëdhënës i aleatit të ngushtë të Presidentit Trump konfirmoi se Giuliani po përballet me një gjendje serioze dhe bëri thirrje për mbështetje dhe lutje për shërimin e tij. Sipas deklaratës, ai ka treguar përkushtim gjatë sfidave të kaluara dhe po qëndron i fortë edhe në këtë moment.
Presidenti Donald Trump e lavdëroi Giulianin në një postim në Truth Social, ndërsa ish-kryetari i qytetit, Eric Adams, përmes zëdhënësit Todd Shapiro, i dëshiroi atij forcë, shëndet të mirë dhe rikuperim të plotë. Adams vlerësoi shërbimin e Giulianit si prokuror federal dhe rolin e tij gjatë ngjarjeve të 11 shtatorit.
Sipas nypost, nuk ka informacione të konfirmuara për diagnozën dhe pritet që spitali të publikojë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tij.