E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiKimi Antonelli triumfon në Miami, fitorja e tretë radhazi!

Kimi Antonelli triumfon në Miami, fitorja e tretë radhazi!

Kishte rrezik shiu, rrezik shtyrje të garës, stuhi, probleme dhe shumë më tepër. Por në fund, e vetmja siguri ishte ai: Kimi Antonelli(Mercedes) fiton Çmimin e Madh të Miamit! Piloti i ri italian dha një performancë të jashtëzakonshme, duke siguruar fitoren e tij të tretë radhazi dhe duke ecur edhe më tej përpara në kryesim të kampionatit.

Dy McLaren, të Norris dhe Piastri përfunduan në podium. Leclerc pësoi një dramë, duke kaluar nga vendi i tretë në të gjashtën në xhiron e fundit pas problemeve të shumta me Ferrarin e tij. Hamilton ishte zhgënjyes, duke përfunduar vetëm i shtati.

Lini një koment