Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaFotoja familjare, Rama ndan pamjet nga Samiti i Komunitetit Politik Europian në Armeni

Fotoja familjare, Rama ndan pamjet nga Samiti i Komunitetit Politik Europian në Armeni

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Armeni. Ai ka postuar një pjesë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Armeni. Ai ka postuar një pjesë nga fotoja familjare teksa shfaqen të gjithë liderët nga e gjithë Evropa.

Menjëherë pas mbërritjes në vendin ku do mbahej ky samit, Rama iu përgjigj mediave të pranishme në lidhje me procesin e integrimit evropian.

“Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Europës. Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën evropiane”, tha ai pak më parë.

Lini një koment