E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaEkzekutohen 7 persona të përfshirë në protesta, 3 prej tyre të akuzuar për spiunazh

Ekzekutohen 7 persona të përfshirë në protesta, 3 prej tyre të akuzuar për spiunazh

Regjimi në Iran ka ekzekutuar të hënën 7 persona, përfshirë tre burra të dënuar në lidhje me protestat e janarit në qytetin Mashhad. Lajmin e kanë bërë të

Regjimi në Iran ka ekzekutuar të hënën 7 persona, përfshirë tre burra të dënuar në lidhje me protestat e janarit në qytetin Mashhad.

Lajmin e kanë bërë të ditur grupet e të drejtave të njeriut, sipas të cilave të paktën një nga personat u ekzekutua pa prova të besueshme.

Arrestimet dhe ekzekutimet në Iran, sidomos ato në lidhje me protestat që nisën dhjetorin e kaluar për shkak të kostos së jetesës, kanë ardhur në rritje.

Sipas gjyqësorit të Republikës Islamike, dy nga të dënuarit, të moshave 25 dhe 21 vjeç, u varën në burgjet ku ishin mbyllur për akuzën e veprimit si agjentë të Mossad-it izraelit.

Autoritetet nënvizuan se, të dy ata kishin organizuar regjinë e protestave në distriktin Tabarsi të qytetit dhe ishin përfshirë në vrasjen e një anëtari të forcave të sigurisë gjatë trazirave.

Një person i tretë u var bashkë me ta për akuzën e organizimit të problemeve me rendin në të njëjtën zonë.

Agjencia e lajmeve “Fars”, e menaxhuar nga Garda Revolucionare, raportoi se qytetari në fjalë kishte marrë pjesë në protestë i pajisur me një shpatë artizanale dhe kishte përdorur bomba molotov.

Gjyqësori iranian citoi rrëfimin e tij si provë, por një burim në dijeni të çështjes tha për grupet e shoqërisë civile se viktima i kishte pranuar akuzat vetëm pasi ishte rrahur e torturuar.

Agjencitë e sigurisë i kishin bërë presion familjes së tij që të qëndronte e heshtur, me premtimin se mund t’i reduktohej dënimi nëse nuk e publikonte rastin.

Lini një koment