E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiNjë tjetër hap drejt historisë, Gjimshiti është një “legjendë” e Atalantës

Një tjetër hap drejt historisë, Gjimshiti është një “legjendë” e Atalantës

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti është një nga lojtarët më të spikatur të Atalantës.

Mbrojtësi është lojtari i katërt me më shumë ndeshje të luajtura për klubin zikaltër. Gjimshiti është aktivizuar në 332 ndeshje me Atalantën në të gjitha kompeticionet dhe para tij qëndrojnë Pasalic, Bellini dhe De Roon.

“Një tjetër hap përpara në histori për Gjimshitin, i cili parakalon Bonacinën në vendin e katërt për paraqitjet e të gjitha kohërave me fanellën tonë”, shkruhet në postimin e klubit zikaltër.

Lini një koment