Monday, 19 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Milan me dy fytyra: shkëlqen në pjesën e parë, pastaj… errësirë

Milan me dy fytyra: shkëlqen në pjesën e parë, pastaj… errësirë

Milani me dy fytyra përballë Atalantës. Dominon për një orë, duke shkuar 3-0 përpara, pastaj dridhet, madje duke rrezikuar një rikthim në lojë në fund. Ramos i kaloi kuqezinjtë në epërsi me një penallti, Rabiot dyfishoi epërsinë para pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Ramos kishte mundësinë të shënonte nga pika e bardhë, por Carnesecchi i tha jo. Një goditje nga këndi solli dhe golin e tretë për kuqezinjtë firmosur nga Gila, i cli shënoi me kokë.

Gaetano hyri në fushë për Atalantën dhe ngushtoi diferencën. Krstovic shënoi për 3-2, ndërsa Maignan neutralizoi Zappacostan në sekondat e fundit.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment