Monday, 19 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Jeni më të mirët”, Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve!

“Jeni më të mirët”, Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale në mbështetje të policisë në këto ditë protestash.

Përmes një video ku shihet me efektivët e policisë dhe të shoqëruar edhe me këngën “The Best” të Tina Turner, Rama shpreh respekt për ta dhe u bën thirrje për durim e vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë dhe forcë ndaj gurëhedhësve dhe zjarrvënësve të maskuar.

“Respekt dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, shkruan Rama.

Lini një koment