Monday, 19 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dh

VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dh

Protesta para Ministrisë së Arsimit është prezantuar si revoltë e studentëve dhe gjimnazistëve për kushte më të mira në shkolla.

Por një nga të rinjtë në protestë, i pyetur se nga cili gjimnaz vinte, dha një përgjigje që e përmbys krejt këtë narrativë: ai e kishte lënë shkollën dhe nuk shihte arsye për ta përfunduar.

“Unë nuk e kam mbaruar gjimnazin. Gjimnazin e lashë, sepse në qoftë se ju tre vite shkoni në shkollë dhe merrni diplomën, unë për tre vite punoja dhe hap biznes. Pse të shkoj kot?”, tha ai.

Pra, ndërsa protesta mbahet para Ministrisë së Arsimit dhe kërkon ndryshim në sistemin arsimor, një prej pjesëmarrësve thotë hapur se për të vetë shkolla nuk ia vlen.

Lini një koment