EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!
Policia e Tiranës ka arrestuar 61 persona dhe ka proceduar penalisht 22 të tjerë, në lidhje me incidentet e regjistruara gjatë tubimit të një dite më parë në kryeqytet.
Sipas Policisë, personat e arrestuar dyshohet se kanë qëlluar me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të efektivëve dhe godinave të institucioneve publike e private. Nga përplasjet janë dëmtuar fizikisht punonjës të Policisë, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale në godina dhe në sinjalistikën rrugore.
Gjatë tubimit të djeshëm, sipas të dhënave zyrtare, janë lënduar 20 punonjës të Policisë.
Në pranga kanë rënë:
Elidon Ndoka, Flavio Paci, Rubin Ukperaj, Elxhiano Memollari, Alvin Belshi, Leo Ranxha, Ariel Borakaj, Bujar Tahiri, Gledis Billa, Desti Hoxha, Eriseld Hadri, Bledjan Vrioni, Alen Prenga, Almir Zani, Ervis Ajazi, Dejvi Hysanj, Alevjo Mziu, Alban Meziu, Xhoni Maku, Kostantino Cepele, Enea Bregu, Andi Roko, Joseld Kërmaj, Luseo Lila, Artan Muja, Leandro Muja, Ergi Shehi, Ermi Buzani, Ardit Isufaj, Orgest Zela, Dilaver Cankaj, Klitjon Lleshaj, Abigel Golemi, Florjan Dhëmbi, Klajdi Marku, Oligert Bardhi, Albjon Bruçi, Danjel Lazaj, Behar Pasha, Meri Geis, Julian Mema, Muhamet Troshku, Xhelam Godina, Erikson Shoti, Kristo Zira, Leonard Gjeta, Ergys Llanaj, Aleks Vatoci, Anisa Sali, Uendi Pustina, Mirsad Pellumbi, Arben Lleshaj, Ramiz Cora, Narin Nikolla, Xhonatan Cela, Izmir Hoxha, Saimir Culaj, Jurgen Gjauri, Evangjelos Shega, Ardit Boo (Dulaj) dhe Aurel Shcalsi.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.