E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Politika›El-Sayed dhe Rogers sot përballë Klubit Ekonomik të Detroitit, nesër debati i dytë televiziv

El-Sayed dhe Rogers sot përballë Klubit Ekonomik të Detroitit, nesër debati i dytë televiziv

Dy kandidatët për vendin e hapur në Senatin amerikan nga Michigani do t’u përgjigjen sot veçmas pyetjeve në forumin e Klubit Ekonomik të Detroitit (Detroit Economic Club), siç njofton Detroit Free Press. Forumi me kandidatin demokrat Abdul El-Sayed dhe kandidatin republikan Mike Rogers mbahet në Masonic, në Temple Street në Detroit, duke filluar nga mesdita.

Moderator do të jetë Jason Colthorp, prezantues dhe reporter i emisionit “Flashpoint” në WDIV-TV Local 4 në Detroit. Sipas raportimit të Free Press, biletat mund të blihen nga anëtarët e Klubit Ekonomik dhe të ftuarit e tyre, ndërsa aktiviteti do të transmetohet drejtpërdrejt edhe nga Detroit PBS, duke filluar nga mesdita.

El-Sayed, demokrat progresist dhe ish-drejtor i shëndetësisë i Wayne County-t dhe i Detroitit, me banim në Ann Arbor, dhe Rogers, konservator dhe ish-deputet amerikan nga White Lake, i cili u largua nga Dhoma e Përfaqësuesve në vitin 2015, garojnë për vendin që po lë senatori demokrat Gary Peters, i cili po tërhiqet. Demokratët shpresojnë të rimarrin shumicën në Senat nga Partia Republikane, ndërsa mesataret aktuale të sondazheve e tregojnë El-Sayed-in pak përpara në garë, thotë Free Press.

Përballja e sotme nuk do të jetë e fundit e javës: El-Sayed dhe Rogers do të mbajnë debatin e tyre të dytë të mërkurën, më 21 tetor, në Detroit, të organizuar dhe të transmetuar drejtpërdrejt nga WXYZ-TV (Kanali 7), duke filluar nga ora 19:00.

Lini një koment