Friday, 23 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Disa tërmete të forta godasin Siçilinë, evakuohen disa shkolla

Disa tërmete të forta godasin Siçilinë, evakuohen disa shkolla

Një seri tërmetesh të forta me magnitudë 4.3 deri në 5.7 ballë të shkallës Rihter u regjistruan të premten në zonën detare në veri të Palermos, Siçili. Tërmetet u regjistruan nga ora 11:51 deri në 12:17.

Lëkundjet më të forta u ndjenë nga banorët e Palermos dhe si masë paraprake, shumë shkolla u evakuuan.

Disa banorë braktisën shtëpitë e tyre, por deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Lini një koment