Vllaznia-Tirana: Klafuriç: Të vazhdojmë serinë e fitoreve
Tirana është në humor të mirë në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”, që do të luhet të shtunën në orën 18.30 dhe do të transmetohet në RTSH 1. Dy fitoret radhazi, me Partizanin dhe Laçin, kanë qenë shpërblim i punës së kryer, thotë trajneri i bardhebluve, Dean Klafuriç, në prag të sfidës me kuqeblutë.
“Jam i kënaqur me lojtarët sepse kanë punuar shumë gjatë gjithë javës, jo vetëm gjatë kësaj jave por gjithmonë. Kjo është rruga e duhur. Edhe atmosfera është shumë e mirë. Si në çdo ndeshje tjetër, edhe në këtë me Vllazninë duam të fitojmë. Kjo është qasja jonë para çdo takimi. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje e pastaj të shohim. Besoj se çdo gjë është e qartë.
Vllaznia ka ndryshuar trajnerin, është ende në fazë stabilizimi, çka nuk është e lehtë. Nuk janë të humor të mirë për shkak të rezultateve, mund të themi që janë në krizë rezultatesh, megjithatë mos të harrojmë edhe që fitoi me Dinamon. Çdo kundërshtar është i rrezikshëm”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Tiranës.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.