Moti në fundjavë – vranët dhe me diell
Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë parashikimin e motit për fundjavë.
IHK njofton se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C deri në 3°C, ndërkaq ato maksimale nga 16°C deri në 19°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1–4 m/s.
Ndërkaq, për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët, me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2°C deri në 6°C, ndërkaq ato maksimale: 15°C deri në 18°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1–3 m/s.
Gjatë vikendit, kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e njerëzve.
Temperaturat e ulëta të mëngjesit, veçanërisht në zonat e ulëta, mund të shkaktojnë ndjesi të të ftohtit, prandaj rekomandohet veshje e përshtatshme. Gjatë ditës, temperaturat relativisht të këndshme dhe era e lehtë do të krijojnë kushte të mira për aktivitete në ambient të hapur. /Telegrafi/