Saturday, 24 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Përplasje te Ministria e Arsimit, i vihet flaka kazanëve të mbeturinave, gurë drejt godinës. Policia hedh gaz lotsjellës

Përplasje te Ministria e Arsimit, i vihet flaka kazanëve të mbeturinave, gurë drejt godinës. Policia hedh gaz lotsjellës

Protestuesit e Partisë Demokratike u grumbulluan te Ministria e Arsimit, aty ku u njoftuar edhe një protestë e studentëve.

Disa hapa larg forcave të FNSH dhe mjetit ujëhedhës protestuesit i vunë flakën kazanëve të mbeturinave dhe hodhën gurë drejt godinës.

Policia reagoi duke hedhur ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.

Mes protestuesve është vënë re një grup i veshur me bluza të bardha dhe maska të cilët nuk dihet a janë pjesë e studentëve apo protestuesve të PD.

Lini një koment