Sunday, 25 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Emiljan Vishkulli, vëllai i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos në protestën e djeshme, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të të riut, i cili u dërgua për trajtim mjekësor të specializuar në Itali.

Në një intervistë për Klan, Emiljan Vishkulli u shpreh se gjendja e të vëllait është më e stabilizuar, ndërsa mjekët kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit.

Emiljan Vishkulli falënderoi strukturat shtetërore për mbështetjen e ofruar në transportimin e të vëllait drejt Italisë, duke bërë të ditur se për këtë qëllim ishte vënë në dispozicion një avion i posaçëm me ekip mjekësor.

Lini një koment