Sunday, 25 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›SOFJE – Bullgaria drejt balotazhit presidencial

SOFJE – Bullgaria drejt balotazhit presidencial

SOFJE, 25 tetor /ATSH-BTA/ – Sondazhet pas mbylljes së votimeve treguan sot se Iliana Iotova dhe kandidati që e shoqëron, Kiril Valchev, kanë marrë më shumë vota në zgjedhjet presidenciale.

Ata kanë siguruar 36,5% të votave, të ndjekur nga afër nga Andrey Gurov dhe kandidati që e shoqëron, Georgi Kandev, me 32,4%, sipas agjencisë së sondazheve “Trend”.

Pjesëmarrja e ulët e votuesve bën që Bullgaria të shkojë në raundin e dytë të dielën, më 1 nëntor, ku zgjedhësit do të duhet të zgjedhin mes dy kandidaturave që renditen të parat sipas rezultateve përfundimtare të kësaj të diele.

Diferenca aktuale mes dy kandidaturave të para është më e vogël sesa kishin parashikuar agjencitë e sondazheve gjatë fushatës së muajit të fundit.

Sipas sondazhit nga “Gallup International” renditja është:

Ilana Iotova/Kiril Valchev – 36,6%

Andrey Gurov/Georgi Kandev – 31,8%

Kostadin Kostadinov/Petar Volgin – 15,7%

Radostin Vasilev/Krasimir Manov – 3,2%

Ivelin Mihaylov/Yuliana Mateeva – 2,7%

Ivan Hristanov/Stoyanka Cherkezova – 2,6%./ a.jor.

Lini një koment