Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Elbasan, nderohen të rënët për atdheun
Në qytetin e Elbasanit u zhvillua këtë të martë ceremonia përkujtimore në nder të dëshmorëve të atdheut dhe efektivëve të policisë që kanë humbur jetën në krye të detyrës.
Familjarë të të rënëve, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve vendore u mblodhën pranë Varrezave të Dëshmorëve, ku vendosën kurora dhe buqeta me lule, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e tyre.
Ceremonia u shoqërua me momente heshtjeje, në kujtim të atyre që dhanë jetën për vendin.