Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDurrës — 57-vjeçari vendoset në arrest për aksidentin ku humbën dy fëmijë

Durrës — 57-vjeçari vendoset në arrest për aksidentin ku humbën dy fëmijë

I dyshuari për aksidentin e rëndë që la pas dy viktima u paraqit këtë të martë, më 5 maj, në Gjykatën e Durrësit. Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”. 57-vjeçari me inicialet N.R. u shfaq para trupit gjykues me kokën ulur dhe nuk bëri deklarime.

Ngjarja ndodhi mesditën e 3 majit në lagjen nr. 15 të Durrësit, kur tre fëmijë që po luanin me top në trotuar u përplasën nga një automjet që po lëvizte me shpejtësi të lartë. Si pasojë humbën jetën dy fëmijë, 12 dhe 10 vjeç, ndërsa një tjetër 8-vjeçar mbeti i plagosur rëndë, por arriti të mbijetojë, raporton TV Klan.

Sipas hetimeve, i dyshuari ka pasur shkelje të mëparshme në drejtim; në vitin 2020 u penalizua për parakalim të gabuar, ndërsa në 2022 i ishte pezulluar leja e drejtimit dy herë për një muaj për tejkalim shpejtësie. Prokuroria e ngarkon atë me akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen e dy personave, drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt dhe largim nga vendi i aksidentit.

Pas arrestimit, i dyshuari deklaroi se në momentin e ngjarjes ishte në gjendje të dehur dhe se nuk mban mend detaje të asaj që ndodhi. Hetimet dhe procedurat për këtë rast vijojnë, dhe i dyshuari mbetet në arrest me burg, sipas TV Klan.

Lini një koment